Franca përgatitet për tërheqje nga Afganistani

Franca po i jep fund misionit të saj në Afganistan. 400 trupa ushtarake bëhen gati të lënë krahinën Kapisën.

88 ushtarë francezë kanë humbur jetën në vend dhe pjesa më e madhe e tyre janë vrarë pikërisht në këtë qytet. Tërheqja e Francës vjen pas sulmeve të forcave afgane. Komandanti, gjeneral Eric Hautecloque-Raysz tha se trupat do të largohen në fund të dhjetorit. “Prej disa muajsh ne po trajnojmë forcat afgane që ato të jenë të pavarura”,-tha ai.

Nga 2200 ushtarë rreth 700 do të kthehen në shtëpi deri në fund të këtij viti dhe rreth një mijë të tjerë deri në verën e ardhshme. 500 ushtarë do të vazhdojnë të qëndrojnë për një periudhë të pacaktuar, për të trajnuar edhe më tej forcat afgane të sigurisë.

Rreth 50 trajnerë do të mbetet bazë në provincën Vardak, në perëndim të Kabulit, dhe 1500 do të qëndrojë në kryeqytetin afgan, ku shumica do të merren me organizimin e largimit përfundimtar të trupave franceze në verën e vitit 2013.

Pas kësaj date, vetëm disa qindra ushtarë francezë të përfshire në bashkëpunim ose trajnimin e misioneve qe do të mbeten në vend. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakMasakra ishte tradita e Miloshevicit
Artikulli vijuesPacolli merr premtimin për njohjen nga Lesoto