RRËZOHET HELIKOPTERI I NATO-S, 11 TË VRARË

NATO tha se një helikopter është rrëzuar në jug të Afganistanit, duke lënë të vrarë 11 persona, shtatë nga ta trupa ndërkombëtarë.

Aleanca ushtarake tha në një deklaratë se të paktën tre nga të vrarët janë ushtarë amerikanë. Identiteti i katër trupave tjerë ndërkombëtarë nuk është bërë i ditur.

Në deklaratë thuhet se katër afganë janë vrarë gjithashtu, tre anëtarë të forcave të sigurisë dhe një përkthyes civil afgan.

Koalicioni tha se është duke hetuar shkakun e rrëzimit, transmeton REL.

Artikulli paraprakFundi i krimineleve i treguar shumë qartë në vargjet e Kur'anit
Artikulli vijuesQërojnë hesapet me breshëri armesh!