Rriten tensionet izraelito-palestineze pas vrasjes me tortura

Kanë filluar përplasjet palestinezo – izraelite si shkak i vdekjes së një palestinezi të mbajtur në një burg izraelit.

Arafat Jaradat kishte vdekur të shtunën në burgun Megidon, në veri të Izraelit, pasi që ankua se nuk ndjehej mirë. Palestinezët të dielën, thanë se nga autopsia e Jaradatit, shihet se ai vdiq nga tortura.

Vdekja e tij shkaktoi përleshje gjatë të dielës në Bregun Perëndimor. Izraeli kërkoi nga autoritetet palestineze që të frenojnë ndonjë eskalim të protestave.

Por një këshilltar i lartë i presidentin palestinez Mahmoud Abbas, nuk dha asnjë shenjë se autoritetet, të cilat ushtrojnë një kontrollë të kufizuar në Bregun Perëndimor, do të bëjnë ndonjë thirrje për qetësi, dhe fajësoi Izraelin për rritjen e trazirave.

Artikulli paraprakVdekshmëria e foshnjave në Kosovë, vazhdon të mbetet e lartë
Artikulli vijuesVritet një fotoreporter francez në Siri