Siri, kryeministri: Ja përse braktisa regjimin

Kryeministri i Sirisë u shndërrua në figurën më të lartë të rrethit të brendshëm të presidentit Al-Assad që dezertoi nga vendi ditën e hënë. Riyad Hijab, i cili aktualisht besohet se ndodhet në Jordani, zyrtarisht u shkarkuar për shkak të “mungesës së impaktit të qeverisë së tij në zgjidhjen e krizës”, por në një deklaratë paralale, ai shpjegoi se përse braktisi radhët e regjimit.

“Për arsye sigurie nuk duam të informojmë për momentin vendndodhjen e kryeministrit, por së shpejti ai do të jetë në Katar”, deklaroi Muhammaed el-Etri, një zëdhënës zyrtar i opozitës siriane, që më pas lexoi një komunikatë të diktuar nga Hijab, transmeton TCH.

“Lajmëroj sot largimin tim nga radhët e një regjimi vrasës dhe terrorist. Ju bëj me dije se i jam bashkuar radhëve të luftëtarëve të lirisë dhe këtij revolucioni për dinjitet. Duke nisur nga sot, edhe unë jam një ushtar i këtij revolucioni të bekuar”, komunikoi njeriu që drejtoi qeverisë siriane në dy muajt e fundit.

Përpara Hijab, një nga diplomatët më autoritarë të vendit, Naëaf al-Fares, dezertoi dhe mbështeti në mënyrë publike kryengritësit. Al-Fares ishte ambasador i Sirisë në Irak./tch/kohaislame

Artikulli paraprakXhalili i konsideron strategjike marrëdhëniet Iran-Liban
Artikulli vijuesIsh-ushtari i UÇK-së, biznesmen pa letra në SHBA