Kreu i Këshillit Musliman të Francës, Anouar Kbibeche, deklaroi të hënën se po shënojnë rritje sulmet që për motiv kanë islamofobinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Reagimi i tij u bë gjatë konferencës së 33-të të Këshillit që u mbajt të hënën në qytetin Le Bourget. “Ritja e islamofobisë është bërë pas sulmeve të vitit të kaluar në Francë”, tha ai. Gjithashtu ka pohuar se sulmet mbi muslimanët janë duke u shtuar pavarësisht masave të shtuara të sigurisë.
“Së fundmi u dëmtua një xhami e vogël në Ajaccio. Krahas kësaj, janë kryer edhe disa sulme mbi individë muslimanë”,- tha Kbibeche.
Zëvendëspresidenti i Këshillit, Ahmet Ogras, apeloi muslimanët që të reagojnë rreth këtyre ngjarjeve.