Stamboll, u vihet zjarri pesë veturave, një ndërtesë e dëmtuar

Sulmues tani për tani të panjohur në lagjen Eyup të Stambollit u kanë vënë zjarrin katër minibusëve dhe një kamioni

STAMBOLL (AA) – Policia e Stambollit njofton se sulmues tani për tani të panjohur në lagjen Eyup të Stambollit u kanë vënë zjarrin katër minibusëve dhe një kamioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët policor të cilët kanë folur në kushte anonimiteti nga shkaku i ndalesës për prononcime për mediat thanë se sulmuesit kishin hedhur një materie ndezëse, ndërkohë që zjarri kishte dëmtuar edhe një ndërtesë katër katëshe në afërsi të veturave.

Policia ka nisur një hetim për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

 

Artikulli paraprakTurqi, në sulmet ajrore vriten të paktën 10 terroristë të PKK-së
Artikulli vijuesTurqi, arrestohet nipi i Gulenit dhe 28 persona të tjerë