Paralajmërohet për mungesën e madhe të ushqimit në Rripin e Gazës

Banka Botërore ka paralajmëruar rreth mungesës së madhe të artikujve ushqimor në Rripin e Gazës për shkak të bllokadës së regjimi sionist ndaj këtij rajoni.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Banka Botërore ka deklaruar se palestinezët e Rripit të Gazës po përballen me mungesë të madhe të artikujve ushqimorë si dhe me mungesë të madhe të gazit dhe energjisë elektrike.
Banka Botërore gjithashtu ka deklaruar se niveli i papunësisë në Rripin e Gazës është 43%. Në këtë kuadër burimet informative kanë njoftuar se edhe kafshët e kopshteve zoologjike janë prag të ngordhjes për shkak të urisë dhe sëmundjeve të ndryshme.
Vlen të theksohet se regjimi sionist që nga viti 2007 ka vendosur bllokadën e hekurt kundër Rripit të Gazës dhe nuk po lejon hyrjen e mallrave dhe lëndëve djegëse në këtë rajon.
Artikulli paraprakKërkesa e Ministrisë së Jashtme të Palestinës per Bashkësine Ndërkombëtare
Artikulli vijuesRritet numri i të vdekurve nga shpërthimi në Egjipt