Në pritjet që Banka Qendrore Evropiane (ECB) të fuqizojë Greqinë ende me para të freskëta, derisa arrijnë deklarata të krerëve të shteteve të eurozonës se Greqia nuk do të largohet nga eurozona dhe bëjnë thirrje për vazhdim të negociatave me Greqinë, ka rrjedhur plani deri tash i ruajtur shumë mirë i ashtuquajtur “Operacioni Shqipëria” që pamundëson zgjerimin e krizës greke veçanërisht në Rumani, Bullgari, Qipro dhe Maqedoni.
Ky plan është përgatitur me kujdes në rast se Greqia duhet të largohet nga eurozona, që tash për tash e hedh poshtë kryeministri francez, Manuel Vals dhe disa liderë tjerë të shteteve dhe institucioneve të eurozonës, transmeton Indeksonline.
Është thelbësore që edhe Rumania, Bullgaria, Qipro dhe Maqedonia, në rast të daljes së Greqisë nga eurozona, të ndihmohen për të përballuar problemet financiare të mundshme, duke pas parasysh se filialet e bankave greke janë të pjesë e rëndësishme e sistemit të tyre financiar dhe tregtar.
Bashkimi Evropian, sipas këtij plani rezervë, do të ishte në gjendje që të fillonte nacionalizimin e filialeve të bankave greke në ato vende, duke vënë mbikëqyrje dhe lëvizje të kufizuar të kapitalit dhe pagesave bankare.
Këtë askush nuk e dëshiron pasi që “zgjerimi i krizës” më pas mund të godet edhe vende tjera të zhvilluara siç është Portugalia, por edhe Spanja. Por, nëse ECB-ja fillon me furnizim me “para të freskëta” për Bankën Qendrore të Greqisë, ekziston mundësia që ajo bankë automatikisht të heq dorë nga mundësia se tek ajo me para të furnizohen bankat komerciale.
Të gjithë presin që kjo mos të ndodh, por ekipi i eskpertëve të Komisionit Evropian dhe ECB-së, megjithatë ngjashëm sikur “Operacioni Kroacia” në vitin 2012, i cili për fat të mirë aso kohe nuk u implementua, tash e ka përgatitur planin “Operacioni Shqipëria”, me qëllimin kryesor që të shmanget frika dhe lëvizja e pakontrolluar e tregjeve në bursa , ashtu siç pati ndodhur me herët në fillim të krizës në eurozonë, transmeton Indeksonline.
Jerun Deiselbloom, presidenti i Eurogrupit, i cili mbledh rreth vetes ministrat e financave të eurozonës, krerët e ECB-së dhe Komisionit Evropian, ka njoftuar se “Evropa është e gatshme ta ndihmoi Greqinë që ta mbajë në këmbë sistemin financiar”, edhe pse në lidhje me shlyerjen e borxhit grek, Athina të dielën e ardhshme mban referendum.