Rrjedhin fotot e tipit të ri të BMW X1, ai ka rrotat e para aktive [foto]

Përderisa seria e tanishme e X1 është i bazuar në platformën e BMW seria-1, që fuqinë e motorit e dërgon me rrotat e pasme e edhe me të katër rrotat, varësisht prej tipit, gjenerata e ardhshme e X1 do të adaptohet në platformën UKL, të serisë së dytë, që ka rrotat e para aktive.

UKL është platformë e bazuar në rrotat e para aktive, por mund të ketë edhe opsionin me të gjitha rrotat.

Nga kompania e BMW kanë inxhinierët janë duke punuar për ta përmirësuar e adaptuar këtë platformë, teksa synohet edhe të ulet kostoja e prodhimit, që të dalë me një çmim më të mirë në shitje. Platforma UKL thuhet se do të përdoret edhe te shumë tipe të reja të veturave të BMW dhe të MINI-të.

BMW X1 do të ketë edhe hapësirë më shumë nga brenda, dhe thuhet se janë duke punuar për ta bërë edhe variantin me 7 ulëse.

Motorin standard do ta ketë 2.0 litërsh turbo , ndërsa do të ketë edhe versione të tjera, e versioni më i fuqishëm i këtij tipi do të ketë 231 kuaj-fuqi, e transmisionin manual do ta ketë me gjashtë shpejtësi, ndërsa atë automatik me tetë.

Vetura pritet të dal në shitje në muajt në vijim, ndërsa çmimi i tij ende nuk dihet./Koha

Artikulli paraprakNesër në 23:45 fillon pranvera, eklipsi i Diellit në 9:37
Artikulli vijuesNë verë Windows 10, i disponueshëm në 111 gjuhë