“Rruga e Serbisë për në BE, varet nga çështja e Kosovës”

Serbia nuk do të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda këtij viti.

Kështu raportojnë mediat në Beograd, sipas të cilave, duhet bërë edhe një sërë punësh e duhen plotësuar një sërë kushtesh, në mesin e të cilave edhe Kosova.
“Gjëja më e rëndësishme tani është raporti i Komisionit Evropian që na prêt në tetor. Kemi disa probleme tjera, përveç atij të Kosovës”, ka thënë anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane në parlamentin serb, Laslo Varga.
“Duke iu referuar deklaratave të ish shefit negociator në bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviq, pengesa më e madhe në rrugën për BE mbetet çështja e pazgjidhur e Kosovës. Ne i kemi paraqitur kushtet tona që nuk ka asgjë të fshehtë në to”, ka thënë ai, raporton B92.
Më tutje, ai ka vazhduar se duhet të gjendet një model i përbashkët i funksionimit të institucioneve serbe në Kosovë.
“Kjo do të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur çështjen e energjisë dhe telekomunkacionit dhe për të gjetur modus të përbashkët të funksionimit të institucioneve serbe në veri të Kosovës. Koha po kalon dhe unë nuk po shoh se qeveria e re ka një ide të qartë për të zgjidhur sfidat në Kosovë”, ka theksuar ai./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakKëshilla për të ruajtur memorjen
Artikulli vijuesSHBA e Vietnami pastrojnë xhunglat