Shoqërohen në polici 21 punëtorë, kultivues të hashashit në Lazarat

Fshati i Lazaratit në Gjirokastër jo vetëm është kthyer në një “perandori” për prodhimin e hashashit, por tashmë punëson edhe të papunët. Sot policia e Gjirokastrës ka vijuar shoqërimin në komisariat të dhjetëra personave, të cilët dyshohet se punojnë në Lazart si kultivues të hashashit.

Mësohet se mëngjesin e sotëm janë ndaluar 21 persona, të cilët ishin nisur drejt Lazartit, për të hapur toka të reja për kultivimin e hashashit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se punëtorët po merren në pyetje, për të zbuluar emrat e personave që i aknë punësuar në Lazart.

Të mërkurën, uniformat blu të Gjirokastrës në bashkëpunim me dy grupe të FNSH-së së Fierit kanë ndaluar 6 furgonë me “pasagjerë” që po shkonin për në Lazarat. Pas marrjes në pyetje, personat e shoqëruar kanë treguar me detaje sesi ishin punësuar, se si hapnin gropat ku mbillnin hashashin, sa orë punonin, sa paguheshin dhe cilët ishin punëdhënësit e tyre. Tashmë policia e Gjirokastrës dhe për rrjedhojë dhe eprorët e tyre në Tiranë kanë një listë të banorëve të Lazaratit që kultivojnë bimë narkotike, por për arsye hetimore emrat e tyre nuk bëhen me dije.

Nga dëshmitë e dhëna në polici ka rezultuar se shumica e personave që ishin punësuar nga lazaratasit për mbjelljen dhe kultivimin e hashashit janë nga lagjet periferike të qytetit muze. Bëhet fjalë për banorë të komunitetit rom në lagjet “Zinxhira” dhe “Punëtori”. Ndërsa, të tjerët janë persona të papunë që mblidhen për çdo ditë në sheshin “Omonia”. Në këtë grup personash përfshihen jo vetëm banorë nga rrethi i Gjirokastrës, por edhe banorë nga rrethe të ndryshme të vendit (Shkodra, Lezha, Elbasani, Librazhdi etj) që kanë migruar për arsye punësimi në jug të vendit.

2 mijë lekë është aktualisht pagesa për 10 orë punë në ditë në Lazarat. Por, ka dhe punëdhënës lazaratas që këtë verë, duke përfituar nga shtimi i krahut të lirë të punës, paguajnë më pak, 1 mijë lekë.BV/kohaislame

Artikulli paraprakAftet (plagët në brendësi të gojë)
Artikulli vijuesObama bisedon me mbretin saudit