Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha i cili është deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rrëfyer për emisionin ‘Fakt Plus’ luftën e UÇK-së.
Ai shprehë çudinë me sulmet qw po i bëhen UÇK-së. Të gjithë ata qe ishin në vijën e frontit, sipas tij, asnjëherë nuk e kanë paramenduar se do të vijë dita qw do të ballafaqohen më këso sulmesh.
Krejt këto sulme, sipas tij, mund të jenë të ndërlidhura me Gjykatën Speciale. Deputeti i AAK-së thotë se nuk i frikësohet aspak kësaj gjykate pasi i janë vrarë shokët më të mirë.
“Aspak nuk i frikësohem për faktin se neve na u kanë vra shokët më të mirë në luftë. Ne çdo ditë qe jetojmë e kem dhuratë prej zotit dhe çka do qe ndodhe jemi të gatshëm të ballafaqohemi”, ka thënë Berisha.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për seancën e nesërme të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar.
Ndërsa ka shprehur keqardhje për dënimin e ish udhëheqësve të UCK-së në rastin Drenica. Duke shtuar se nganjëherë edhe drejtësia më e madhe është padrejtësi.