Ruajtja e shëndetit të mëlçisë dhe parandalimi i dhjamosjes

Krahas ngritjes së nivelit të jetesës dhe ndryshimit të strukturës ushqimore edhe cilësia e shëndetit të njerëzve është ngritur vazhdimisht. Dhjamosja e mëlçisë, – një sëmundje që ka lidhje të ngushtë me pijet alkoolike dhe produktet ushqimore po shqetëson gjithnjë e më shumë njerëz.
 
Tani grupi i pacientëve që vuajnë nga dhjamosja e mëlçisë nuk kufizohet vetëm tek të rriturit. Dhjamosja e mëlçisë është bërë një nga sëmundjet kryesore të fëmijëve.
 
Në spitale të ndryshme, gjatë kontrollit shëndetësor, zbulohen shpesh shumë njerëz që vuajnë nga dhjamosja e mëlçisë dhe vijnë shumë pacientë për të kuruar dhjamosjen e mëlçisë.
 
Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje e shkaktuar nga grumbullimi i tepërt i dhjamit në qelizat e mëlçisë. Dhjamosja e mëlçisë është bërë tani sëmundja e dytë serioze pas hepatitit të mëlçisë dhe është e njohur si shkaku kryesor i hepatocirrhosis.
 
Statistikat tregojnë se përqindja e njerëzve të prekur nga dhjamosja e mëlçisë është shtuar nga 19.3% në vitin 2001 në 25.3% në vitin 2003. Në një vështrim të gjendjes së përgjithshme vihet re një prirje e rritjes së pacientëve me dhjamosje të mëlçisë.
 
Përqindja aq e lartë e njerëzve të prekur nga dhjamosja e mëlçisë tregon më shumë për grupet shoqërore të njerëzve të prekur. 
 
“Në fakt dhjamosja e mëlçisë shkaktohet nga shumë faktorë. E para është rregullat jo të mirë e jetës, d.m.th ngrënia e shumtë dhe lëvizja e pakët, kjo është kryesore. Së dyti është edhe dëmtimi i mëlçisë nga ilaçet. Ka edhe faktor biologjikë, si p.sh. sëmundja e hepatitit që shkakton gjithashtu dhjamosjen e mëlçisë.”
 
Rregullat e këqija janë faktorë kryesorë të dhjamosjes së mëlçisë. Numri i pacientëve të ndikuar nga këto faktorë përbën 80% të numrit të përgjithshëm. Një prej këtyre faktorëve është veçanërisht konsumi i pijeve alkoolike. Në disa vende konsumi i pijeve alkoolike është kthyer në simbol të mikpritjes, kështu që alkooli është kthyer në vrasësin e parë të mëlçisë.
 
Por çfarë ndjehet pas dhjamosjes së mëlçisë?
 
Le të dëgjojmë çfarë thotë një pacient:
 
“Ndjeva një fryrje në pjesën e poshtme të barkut”.
 
“Vetëm ndjej një fryrje në pjesën e mëlçisë, tjetër gjë nuk ndjej”.
 
Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje e shpeshtë e mëlçisë. Nëse mjekohet në kohë, do të shërohet. Për këtë arsye diagnostikimi dhe trajtimi në kohë janë shumë të rëndësishëm për parandalimin dhjamosjes së mëlçisë dhe përmirësimin e shëndetit. Ndërkohë anketat tregojnë se shumë pacientë nuk i kushtojnë një rëndësi kësaj sëmundjeje. Duke marrë punët e shumta si pretekst, mendojnë se dhjamosja e mëlçisë nuk është një gjë e madhe. Ata mendojnë të rregullojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të marrin disa produkte shëndet-forcuese dhe nuk marrin mjekime në kohën e duhur.
 
” Sipas mendimit tim, dhjamosja e mëlçisë nuk është një gjë e madhe”
Në fakt, pa kontrolluar dhjamosjen e mëlçisë, do të ketë pasoja të rënda, madje kjo sëmundje mund të shndërrohet në steatohepatitis, cirrozë, dhe madje edhe të zhvillohet në kancer të mëlçisë. 
 
” Dhjamosja e mëlçisë është një grup sëmundjesh zinxhir dhe jo një sëmundje e pavarur. Faza e parë është dhjamosja e mëlçisë, faza e dytë është hepatiti, sëmundje me dhjamosjen e mëlçisë dhe më tej hepatocirrhosis dhe pastaj në kancer në mëlçisë. Nëse nuk do t’i kushtohet rëndësi mjekimit të dhjamosjes së mëlçisë, kjo sëmundje do t’i çojnë njerëzit në heparocirrhosis dhe në kancer të mëlçisë dhe në humbjen e aftësisë e jetës dhe të punës.”
 
“Dhjamosja e lehtë dhe në nivelin e mesëm nuk pengon njerëzit në të ngrenë, në të pirë, në punë dhe studimet tyre, kurse dhjamosja mbi nivelin e mesëm dhe të rëndë i shkakton njerëzve ënjtje, dhimbje të barkut dhe vjellje.
 
Vitet e fundit, krahas zhvillimit të teknologjisë së imazhit, veçanërisht CT dhe me aplikimin e gjerë të teknikës së imazhit të përftuar me ultratinguj në klinikë, mund të arrihet diagnostikimi i saktë klinik.
 
Mjekët thonë se diagnostikimi i dhjamosjes së mëlçisë me ultratinguj B ka epërsi ekonomike, është i shpejtë dhe pa plagë, prandaj është mënyra më e mirë e zbulimit të hershëm të dhjamosjes së mëlçisë..
 
Pra, në qoftë se vuan nga dhjamosja e mëlçisë, si do të veprohet?
 
Para së gjithash, duhet gjetur shkakun dhe të marrë masat përkatëse. Pacientët që pinë pijë alkoolike duhet të ndalojnë alkoolin. Kurse pacientët diabetikë duhet të kontrollojnë me efikasitet sheqerin në gjak. Pacientë me mëlçi të dhjamosur për shkak të mungesës së vitaminave duhet t’i kushtojnë rëndësi të ushqyerit, sidomos konsumit të vitaminave dhe proteinave. Me një fjalë, largimi i shkaqeve mund të ndihmojë në kurimin e dhjamosjes së mëlçisë.
 
“Ndër pacientët, dhjamosja e mëlçisë në trup të shëndoshë përbën një përqindje të madhe. Prandaj pacientët duhet të hanë ushqime me pak sheqer, pak dhjamë dhe pak kalori, me fibër të lartë (ushqim), të ngadalësojnë ritmet, të ngrënies dhe të mos hanë shumë. “
 
Përveç kësaj, rritja e veprimtarisë fizike duhet të jetë e në shkallën e duhur për të nxitur djegien e dhjamit nga organizmi.

Për të moshuarit:

 
“Gjatë veprimtarive fizkulturore, ne duhet të kemi parasysh sasinë e lëvizjes, llojet e sporteve dhe kohëzgjatjen e lëvizjes. Me një fjalë, duhet të zhvillojnë për ditë dy herë nga gjysmë ore fizkulturë me pak djersitje. Në e vazhdojnë 3 a 5 herë në javë, mund të parandalohet dhjamosja e mëlçisë.
 
Së fundi, gjithashtu në mënyrë specifike për pacientët që të mos pinë verbërisht ushqime shëndet-forcuese, sepse sasite e paarsyeshme të produkteve shëndet-forcuese, mund të rrisin barrën e mëlçisë, duke shtuar dhjamin në mëlçi. Kjo është shumë e padëshirueshme.
 
Dhjamosja e mëlçisë nuk është e tmerrshme. Me zbulimin e hershëm dhe trajtimet aktive, në përgjithësi mund të shërohet. Vlen të përmendet se studimi tregoi gjithashtu se dhjamosja e mëlçisë ka një karakter trashëgues. Tek një familje me prindër të shëndoshë, përqindja e fëmijëve të shëndoshë është më e madhe. Prandaj parandalimi i dhjamosjes së mëlçisë duhet realizuar qysh tek fëmijët. Ata fëmijë që e kanë të trashëguar të qenit të shëndoshë dhe lëvizin pak, kanë mundësi të rriten si topolakë dhe kanë mundësi të sëmuren nga dhjamosja e mëlçisë.
Artikulli paraprakDiagnostikimi dhe trajtimi i anoreksisë tek fëmijët
Artikulli vijuesSi mund të realizohet lindja natyrale e fëmijës?