Deputeti i LDK-së Naser Rugova, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje ka bërë koalicion me Listën Serbe, derisa thotë se Vetëvendosje po shet moral në Kuvend.
Ai tha se VV në Kamenicë ka bërë koalicion me Listën serb
“A e ngriti zërin dikush pos LDK-së njerëzve të LDK-së, e kanë përgjakur Parlamentin ish komandantin e FARK-ut për Rugovë Smajl Hajdarin, deputet i zgjedhur. Ku është morali atëherë për drejtësi këtu. Kush e ka përmendur vrasjen e kryetarit të Klinës i zgjedhur në mënyrë plebishitare Ismet Rraci, çka janë këto demagogji.
Dhe kush e ngritur zërin për vrasjen e kryetarit të Suharekës Ukë Bytyçi, kush e ka ngritur zërin për vrasjen e Shaban Manajt, një veprimtar i çështjes kombëtare, dhe ju lutëm duhet të jemi parimor, kur shesim moral politik mos të përdorim demagogji por thjeshtë të sillemi si njerëz të zgjedhur, t’ia kthejmë vlerën të zgjedhurit të popullim, vetvetes dhe këtij institucioni. Kush është bërë bashkë, në Kamenicë zotëri Kurti është koalicioni me Listën Serbe dhe trumbetoni, ju kemi ndihmuar në disa komuna dhe nuk jemi pishman dhe duhet të jemi të përgjegjshëm jo të del dikush këtu dhe të trumbetojë, atë bëjë propagandë dhe atje të bëjë koalicion me Listën Serbe”, theksoi Rugova.