Një festë e madhe u organizua për qytetarët e kryeqytetit rus, Moskës, ndërsa agjencia e lajmeve “Russia Today”, atë e ka transmetuar drejtpërdrejt për më shumë se 700 milionë shikues në mbarë botën.
Në fakt, presidenti rus Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim i cili i referohet aneksimit zyrtar të Krimesë me Rusinë, ndërsa fjalimi është përfunduar me fjalët “Rroftë Rusia”.
Fjalët e tij u pritën me duartrokitje të mëdha, ndërsa kjo u shoqërua edhe me fishekzjarrë!
Siç raportohet, festimi ka filluar tashmë, ndërsa rreth një milion rusë tashmë gjenden në Sheshin e Kuq të Moskës.kohaislame