Rusi; akuza penale ndaj një udhëheqësi të opozitës

Hetuesit rusë thonë se kanë akuzuar një aktivisti të opozitës për komplotim trazirash, bazuar në dëshmi nga një dokumentar televiziv pro-Kremlinit.

Komiteti rus i hetimeve zyrtarisht paraqiti akuzat kundër Leonid Razvozzhayev, një udhëheqës i lartë i partisë Vetëm Rusia. Një zëdhënës i hetuesisë, Vladimir Markin, thotë se z. Razvozzhayev u dorëzua në dielën në Ukrainë dhe pranoi përfshirjen në organizimin e trazirat masive në Rusi.

Por përkrahësit e tij, në mesin e tyre deputeti i opozitës Illya Ponomaryov, thonë se Leonid Razvozzhayev u rrëmbye ndërsa ndodhej në Ukrainë, u dërgua fshehurazi me forcë në Rusi dhe u torturua që të pranonte akuzat.

Zyra e agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Kiev konfirmoi të hënën se Leonid Razvozzhayev u zhdukur pas regjistrimit në këtë agjenci javën e kaluar.

Leonid Razvozzhayev u shfaq në një dokumentar pro-Kremlinit, në të cilën ai dhe aktivistë të tjerë dukej se planifikonin trazira masive dhe grusht shtet, në një përpjekje të financuar nga politikani gjeorgjian Givi Targamadze.

Që nga fillimi mandatin e tij të tretë më herët këtë vit, presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar ligje që kufizojnë liritë qytetare dhe ndikimin e huaj. Dhoma e ulët e parlamentit, apo Duma, miratoi të martën një ligj të ri për zgjerimin përkufizimit të tradhtisë të lartë në atë që kritikët thonë se është pjesë e masave të ashpra të Kremlinit ndaj disidentëve.

Ligji aktual përshkruan si tradhëti të lartë dhe spiunazh ndihma shtesë nga një shtet të huaj që i sjell dëm sigurisë së jashtme të Rusisë. Ligji i ri e zgjeron ligjin aktual që të përfshijë edhe masat që dëmtojnë “rendin kushtetues, sovranitetin territorial, rendin shtetëror dhe integritetit.”

Projekt-ligji, i hartuar nga Shërbimi Federal i Sigurimit, gjithashtu ndryshon interpretimin e ligjit që në tradhti të përfshihen edhe aktivitete të tilla si ndihma financiare apo këshillimore nga një shtet i huaj ose organizatë ndërkombëtare.

Projekt-ligji është e sigurt për të kaluar me lehtësi në dhomën e sipërme të parlamentit para se presidenti Putin ta nënshkruaj atë në ligj.

Artikulli paraprakPërfundon konferenca e OKB-së për biodiversitetin
Artikulli vijuesKorrupsioni në gjykata sipas vetë gjyqtarëve