Le Pen kërcënon: Do ta largoj Francën nga BE

Kandidatja e së djathtës ekstreme për presidente të Francës – në zgjedhjet e vitit 2017 – Marine Le Pen, ka thënë se nëse zgjidhet presidente, do të organizojë referendum për daljen e Francës nga BE-ja.
“Një komb mund të vendosë të zgjedh rrugën e dytë, rrugën e lirisë. Francezë, ne përsëri mund të bëhemi krenarë, të lirë, shtet i pavarur, ne mund të kthejmë Francën në vendin e saj të duhur në botë”, ka thënë eurodeputetja, duke kundërshtuar “totalitarizmin e Bashkimit Evropian”., transmeton Telegrafi.
Sondazhet e opinionit tregojnë se Marine Le Pen në çdo zgjedhje po korr suksese më të mira dhe se mund të futet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, siç i ndodhi në vitin 2002 babait të saj Jean Marie Le Pen.

Të shtunën ajo ka folur për tema të ndryshime, sidomos kundër fluksit të refugjatëve, asaj që e quan fundamentalizëm islamik dhe globalizim i egër.
“Për të gjitha temat që fola sot kundërshtarët e mi politikë kanë ndryshuar pozicionin për të paktën dhjetë herë, por ne mbetemi koherentë dhe të qëndrueshëm”, ka thënë ajo. 

Artikulli paraprak3 dobitë e atij që përkujton vdekjen
Artikulli vijuesKafeneja ku paguajnë më lirë ata që thonë “faleminderit” dhe “të lutem”