Rusi, rikthehen betejat me militantët

Të paktën dy të dyshuar si militantë islamikë dhe një anëtar i forcave të sigurisë mbetën të vrarë ditën e mërkurë gjatë një shkëmbimi zjarri në qytetin rus të Kazanit, informuan burime zyrtare.
Militantët u rrethuan në një zonë rezidenciale, por ata nuk pranuan të dorëzoheshin dhe u vranë gjatë luftimeve.

Njëri prej militantëve kishte vendosur dinamit në trup në momentin e ndërhyrjes së policisë.

Një qytet me një milionë banorë, Kazani është krahinë e populluar nga shumë pakica etnike të fesë myslimane, një pjesë e të cilës është aktivizuar si kryengritese si rrjedhojë e aktualizimit te kryengritjes që vjen nga krahinat më problematike fqinje të Çeçenisë, Dagestanit dhe Ingushetisë.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, militantët dyshohej te ishin të përfshirë në tentativën e vrasjes së myftiut të Tatarstanit, Ildus Fayzov dhe vrasjen e zëvendësit të tij, Valiula Yakupov, të konsideruar si bashkëpunues me shtetin.

Artikulli paraprakNë burg pas Bajramit
Artikulli vijuesVALA për Kurban Bajram 2 cent thirrjet dhe SMS-të