Rusia bëri shumë për Kosovën “e Serbisë”

1 Min Read

Patriarku serb Irinej ka falënderuar Rusinë për përkrahjen Serbisë që Kosova të mos pranohet në UNESCO duke shtuar se për serbët, për të cilët Kosova është vend i shenjtë, kjo ngjarje ka domethënie shumë të rëndësishme.

“Kosova për serbët është vend i shenjtë, e lyer me gjak të atyre që kanë mbrojtur shenjtoret nga armiqtë. Ajo që ka mundur të ndodhë tani me Kosovën do të ishte kurora e të gjitha fatkeqësive”, ka thënë ai për “Sputnjik”, transmeton Koha.net .

Irinej ka shtuar se Serbia falënderon të gjitha vendet që e kanë përkrahur në UNESCO e rol të madh këtu, ka thënë ai, kanë luajtur Rusia, kryetari i saj Vladimir Putin dhe shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

TAGGED:
Share This Article