Agjencia ruse e Sigurisë thotë se një shtetas lituanez është dënuar me 13 vite burg për spiunim të Moskës.
Shërbimi Federal i Sigurisë tha sot se Yevgeny Mataitis, i cili gjithashtu ka shtetësi ruse, është arrestuar vitin e kaluar në Rusi, pas dyshimeve për shpërndarje të të dhënave ushtarake ruse me Lituaninë.
Ky shërbim tha se Mataitis “e ka pranuar plotësisht” fajin për këtë akuzë.kohaislame