Rusia dërgon sisteme antiraketore në Krime

Ushtria ruse njoftoi dërgimin e një sistemi të ri ajror të mbrojtjes raketore në gadishullin e Krimesë, në një lëvizje të parashikuar përpara se të ndodhnin tensionet e fundit me Ukrainën.

Sistemet antiraketore “Triumph S-400” ishin tipare dalluese për trupat në Krime gjatë muajit të kaluar, njoftoi media ruse.

Në deklaratën e publikuar këtë të premte, ushtria bëri të ditur se, me instalimin e këtyre sistemeve, ato do të përdoren për stërvitje ushtarake. Rusia, e cila aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, tha më herët gjatë kësaj jave se kishte ndalur një mision sabotues të Ukrainës.

Moska ka akuzuar Kievin se është përpjekur të dërgojë sabotatorë në Krime, ndërsa raportoi për vdekjen e një ushtari dhe një oficeri të shërbimeve sekrete, në një operacion për të ndalur komplotin e pretenduar.

Duke mohuar këto akuza, Ukraina vuri në gatishmëri maksimale trupat e saj ushtarakë përgjatë kufirit “de facto” me Krimenë, si dhe përgjatë vijës së frontit me rebelët e mbështetur nga Rusia në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut.

Një deklaratë e Rajonit Jugor Ushtarak të Rusisë, që përfshin edhe Krimenë tashmë, bëri të ditur se raketat ishin marrë nga një prej regjimenteve të mbrojtjes ajrore në Krime. Sipas deklaratës, të cituar edhe nga agjencitë ruse të lajmeve, raketat ishin testuar me sukses në Kapustin Yar, vendin e testimeve në Rusinë jugore, njofton tch.

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” tha se raketat ishin të projektuara për të goditur objektiva ajrore në një rreze prej deri në 400 km, si dhe raketat balistike në një rreze deri në 60 km, ndërkohë që fluturojnë me një shpejtësi deri në 4,8 km në sekondë. Këto sisteme po instalohen në Krime për të mbrojtur bazën ajrore ruse të Hmeimimit në Siri, mes shumë gjërave të tjera, thuhet më tej në deklaratë

Artikulli paraprakKartoni i Gjelbërt- Emërohet drejtoreshë e dashura e djalit të Gani Thaçit
Artikulli vijuesFamilja siriane kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi