Rusia e diskutoi mundësinë që t’i shpallet luftë Turqisë pasi një avion Su-24 u rrëzua nga turqit. Kryeministri rus, Dmitry Medvedev tha se incidenti i 24 nëntorit, që rezultoi në vdekjen e një piloti rus, jepte arsye për luftë.
Megjithatë Rusia vendosi kundër “përgjigjes simetrike”.
Medvedev tha për një stacion televiziv rus: “Çfarë bënin shtetet në shekullin e 20 në një situatë të tillë? Niste lufta”.
“Ky ishte një sulm direkt ndaj një shteti të huaj”.
“Por në situatën aktuale, lufta është gjëja më e keqe që mund të ndodhte”.