Qeveria e Rusisë ka mohuar deklaratat e organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, se Rusia gjatë sulmeve ajrore ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra civilëve.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve në Moskë se “kemi parë raporte të tilla të gatuara me gënjeshtra në media, të cila janë publikuar qëllimisht” rreth sulmeve ruse dhe “me siguri që ky raport është njëri nga ta.’
Dje, Human Rights Watch ka apeluar te Moska që të hetojë vrasjen e 59 civilëve.
Sipas kësaj organizate 46 pjesëtarë të një familjeje, përfshirë edhe 32 fëmijë, janë vrarë gjatë një sulmi në një shtëpi në qytetin e Homs-it.
13 civilë të tjerë raportohet se janë vrarë në sulmin e dytë, i cili ka goditur një bukëpjekës.
Të dyja incidentet e raportuara kanë ndodhur më 15 tetor.
Peskov ka thënë se ushtria ruse në mënyrë të sigurt përzgjedhë caqet, duke pasur gjithmonë kujdes “sigurinë e civilëve.”