Vëllazëria Myslimane: Mbi 4500 të vrarë në Egjipt

Bilanc lufte civile konsiderohet numri i të vrarëve në Egjipt nga protestat e djeshme në Kajro pasi forcat e sigurisë kanë shpërndarë kampet e protestuesve të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi.

Vëllazëria Myslimane numëron mbi 4 500 të vrarë, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për 278 të vrarë, 43 prej të cilëve agjentë dhe ushtarakë.

Dëshmitarët dhe gazetarët njoftojnë se trupat e të vrarëve janë dërguar në mjedise të shndërruara në morg të përkohëshme dhe në spitale fushore. Protesta u organizuan edhe në Aleksandri, Minia, Asiut dhe Suez ndërkohë që revoltimi po përhapet.

Egjipti shpalli dje gjendjen e emergjencës pas vrasjes së qindra personave të cilët mbeten të vdekur kur forcat e sigurisë sulmuan dy kampe proteste në Kajro. Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar nga pushteti Morsi dhe Vëllazëria Myslimane prej disa javësh vazhdojnë protestat në rrugët e qytetit./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPse meshkujt tradhtojnë?
Artikulli vijuesBerisha reagon ndaj masakrës në Egjipt