Rusia ka thënë se planifikon të organizojë një rreth të ri të bisedimeve midis zyrtarëve sirianë dhe udhëheqësve opozitarë.
“Javën e ardhshme, do të ftojmë përfaqësuesit opozitarë për një konsultim në Moskë”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov.
Ai ka shtuar se takimi do të zhvillohet, sipas të gjitha gjasave, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve qeveritarë.
Propozimi do të diskutohet nesër në Moskë, në një takim midis ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.
Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad, më 30 shtator.