Dijetarët islam propozojnë 30 shtatorin të shpallet si “dita e zemërimit”

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Dijetarëve Muslimanë, Ali Karadagi ka kërkuar që 30 shtatori të shpallet për të gjithë botën si “dita e zemërimit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Karadagi ka kërkuar që 30 shtatori të shpallet si “dita e zemërimit”. Ai ftoi të gjithë imamët dhe hatibët në të gjithë botën ti kushtojnë ligjëratat dhe hutbet e tyre Halepit, në mbështetje të popullit të këtij qyteti, kundër sulmeve të regjimit të Asadit dhe Rusisë.

Duke nënvizuar se klerikët në të gjithë botën duhet të qëndrojnë përballë atyre që bëjnë padrejtësi si në Siri ashtu edhe në vendet e tjera ku ka të njëjta drama, Karadagi ka akuzuar faktorin ndërkombëtar për standarde të dyfishta dhe e ka ftuar të heqë dorë nga mbështetja ndaj Asadit dhe të ofrojë mbështetje për popullin sirian.

Që prej 19 shtatorit, ditë kur përfundoi armëpushimi i arritur mes Rusisë dhe SHBA-së, të paktën 444 persona kanë humbur jetën dhe 1.585 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si rrjedhojë e sulmeve të regjimit të Asadit dhe forcave ruse në Halep.

Artikulli paraprakNjeriu që kujdeset për macet e Halepit duke iu referuar një thënieje të Profetit Muhamed
Artikulli vijuesA duhet ndaluar shamia apo kostumet?