Një telefon mobil i projektuar për myslimanët, tashmë gjendet në tregjet e Rusisë.
Kryetarja e unionit të myslimaneve të Rusisë, Nailya Ziganshina, ka njoftuar se telefoni e përmban tekstin e Kur’anit në gjuhën arabe dhe në atë ruse.
Telefoni, sipas saj, ia kujton përdoruesit çdo kohë të lutjeve dhe ia tregon orientimin kah Meka.
Telefoni i prodhuar nga kompania ruse BQ, kushton rreth 31 dollarë dhe është në dispozicion në tri ngjyra: e gjelbër, e zezë dhe e kuqe.
Në Rusi, 15 për qind e popullsisë, janë myslimanë.
(Alsat-M)