Rusia të shtëna paralajmëruese drejt një anije turke në detin Egje

1 Min Read

Rusia deklaron se një prej anijeve të saj luftarake ka qëlluar në shenjë paralajmërimi një anije peshkimi turke në detin Egje për të shmangur një përplasje.

Ministri rus i Mbrojtjes tha në një deklaratë se anije turke ishte afruar rreth 600 metra  para se të ndryshonte drejtim shkruan BBC.

Sipas agjencisë Interfax, anija turke nuk i është përgjigjur paralajmërimeve të para por ka ndryshuar drejtim menjëherë sapo anije ruse ka qëlluar

Atasheu turk në Moskë është thirrur nga ministria e Jashtme ruse për të folur për incidentin.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë mbeten ende të tensionuara pasi Turqia rrëzoi një avion rus

Në incidentin e fundit, ministria  ruse e Mbrotjes tha se anija e saj Smetlivy  kishte identifkuar anijen turke të peshkimit kur ajo kishte qenë 1 mijë metra larg dhe po drejtohej një anije ruse.

“Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga ekuipazhi i Smetlivy, anija turke nuk i është përgjigjur kontaktit me radio por as kontakteve vizuale nga semaforët dhe fishekzjarret paralajmëruese” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Për të parandaluar përplasjen “është qëlluar me armatim të vogël drejt anijes turke, port ë shtënat nuk ishin vdekjeprurëse”

TAGGED:
Share This Article