Kosovarët me duar të pastra, radhitën të dytët në Evropë

Gati sa herë që shfrytëzojnë tualetin, kosovarët janë të kujdesshëm në pastrimin e duarve. Kështu veprojnë edhe para se të hanë ushqim.

Këtë shprehi e kanë vërejtur edhe pronarët e lokaleve hoteliere.

Popull me higjienë të lartë të duarve, kosovarët i konsideron edhe dy organizata ndërkombëtare.

Gallup Internacional dhe WIN, në bazë të një hulumtimi të bërë e kanë radhitur Kosovën si të dytën në Evropë për nga pastërtia e duarve.

Edhe vetë kosovarët thonë se janë të kujdesshëm në larjen e duarve.

Artikulli paraprakRusia të shtëna paralajmëruese drejt një anije turke në detin Egje
Artikulli vijuesVIDEO – Pse shumë hoxhallarë e thuajnë atë që nuk e punojnë