RusiI – Partia e Putinit dhe Medvedevit fiton zgjedhjet lokale

Partia në pushtet ”Rusia e Bashkuar”, e drejtuar nga Presidenti Vladimir Putin dhe Kryeministri Dimitrij Medvedev, fitoi zgjedhjet lokale kryesore të zhvilluara të dielën në 77 rajone të vendit.

”Rusia e Bashkuar” ruajti pa befasuar pesë postet e guvernatorëve në një total prej 83 në të gjithë vendin të zgjedhur drejtpërsëdrejti për herë të parë që nga viti 2005, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Zgjedhor.

Opozitarja kundër Putinit dhe aktivistja e mjedisit, Evgenia Çirikova u mund nga kandidati në pushtet, Oleg Çahov (Rusia e Bashkuar), i cili fitoi zgjedhjet lokale në qytet, me pothuajse 48 për qind të votave kundrejt 17 për qind për Çirikovën.

Kryetari i partisë ”Rusia e Drejtë”, e qendrës së majtë, Sergej Mironov, dënoi shkelje të shumta në këto zgjedhje duke kritikuar veçanërisht partinë ”Rusia e Bashkuar”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBritania e Madhe më larg BE-së?
Artikulli vijuesGazetarja ukrainase përkrahëse e Asadit është rrëmbyer në Siri