Pakistan: Pa akuza mbahen të burgosur 700 persona

Sipas një ligji kundërthënës për siguri, Pakistani po i mbanë në arrest 700 persona sipas tyre të dyshuar mirëpo pa akuza.

Prokurori i përgjithshëm i Pakistanit, Irfan Qadir, tha sot në Gjykatën Supreme se të dyshuarit ishin arrestuar në rajonet fisnore në perëndim të Pakistanit, ku ushtria po luftonte me kryengritësit për vite të tëra.

Sipas tij, të dyshuarit do të mbahen, derisa ushtria ta përfundoj operacionin.

Kjo është hera e parë që një zyrtar pakistanez ka dhënë detaje se sa sipas tyre “militantë” mbahen nga autoritetet sipas ligjit kundërthënës, i cili ishte miratuar në vitin 2011.

Atëherë, ky ligj ishte kundërshtuar nga grupet ndërkombëtare dhe pakistaneze për të drejtat e njeriut./BS/kohaislame

Artikulli paraprakRusia vret 12 luftëtar çeçen
Artikulli vijuesRefugjatët sirianë, gjendje kritike në Jordani