Rusisë i kërkohet të heqë masën që dënon homoseksualitetin

Një grup i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara do që Duma Shtetërore Ruse të hedhë poshtë një projekt-ligj, i cili përcakton dënime administrative për “propagandimin e homoseksualitetit”.

Në një deklaratë të lëshuar sot, ekspertët kanë paralajmëruar se fuqizimi i ligjit mund të minojë të drejtat në Rusi. “Ligji mund të interpretohet gjerësisht dhe, në këtë mënyrë, shkelet jo vetëm liria e të shprehurit, por edhe ndalimi i diskriminimit”, ka thënë raportuesi special për lirinë e të shprehurit, Frank La Rue. Projektligji në fjalë ka kaluar leximin e parë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus më 25 janar./k.sot/kohaislame

Artikulli paraprak'Nikon Coolpix AW110' dhe 'S31'
Artikulli vijuesE këshillueshme ta lexoje çdo femër