'Nikon Coolpix AW110' dhe 'S31'

‘Nikon’ ka prezantuar modelet ‘Coolpix AW110’ dhe ‘S31’, dy modele moderne të fotoaparateve për ata që ruajnë detaje interesante dhe argëtuese dhe njëkohësisht t’i ndajnë ato me miqtë e tyre.

Rezistues ndaj ujit, goditjeve dhe motit të ftohtë, modeli ‘AW110’ është punuar në mënyrë që të jetë i qëndrueshëm ndaj të gjitha kushteve të eksploatimit, pa marrë parasysh se a jeni duke lundruar mbi valë, duke ecur nëpër bjeshkë ose duke u marrë me ndonjë aktivitet tjetër. Ky model ofron lidhjen e instaluar ‘WiFi’ dhe mundësinë e regjistrimit të videos në HD. ‘Coolpics S31’ siguron besueshmërinë, e cila i mundëson secilit anëtar të familjes suaj që të ruajë kujtimet  personale. Ky model është specifik për interfejsin e tij të thjeshtë. /kosovasot/kohaislame

Artikulli paraprakTelefonat më të popullarizuar me Android
Artikulli vijuesRusisë i kërkohet të heqë masën që dënon homoseksualitetin