Sa janë taksa doganore?

Taksat të cilat paguhen me rastin e kalimit të kufirit të Kosovës janë:

a)Taksa doganore e cila iu nënshtrohet mallrave me rastin e kalimit të kufirit dhe paguhet 10% në vlerë të mallit;
b)Taksa e akcizës e cila është një taksë e veçantë selektive që iu vihet një numri të caktuar të mallrave të tatueshme që lëshohen për konsum të lirë me qëllim të arritjes së efekteve të caktuara dhe paguhet në vlerë të mallit apo sipas njësisë matëse(specifike).
c)TVSH e cila është një taksë e cila mblidhet në kufi nga Shërbimi Doganor në emër të administratës tatimore dhe paguhet 18% në vlerë të mallit./Kumti.com

Artikulli paraprakJa si bëhet llogaritja e pagës
Artikulli vijuesSi përcaktohet vlera e automjeteve?