Shumica e amerikanëve nuk mund të gjejnë diçka të mirë për të shikuar në televizor, pavarësisht se ata kalojnë më shumë kohë përpara televizorit se sa disa kohë më parë.
Sipas një studimi të ri, një amerikan kalon mesatarisht 23 minuta në ditë duke u munduar të gjej çfarë të shikojë kurse 44 për qind janë shprehur se kanë problem të gjejnë diçka të mirë për të shikuar.
Bazuar në këtë studim, njerëzit kalojnë 1 vit e 3 muaj në jetë vetëm duke ndërruar kanalet në TV, transmeton Klan Kosova.
Rezultatet janë përfshirë në Ericcson ConsumLab Tv dhe Media Report, të cilat janë bazuar në intervistat e 30 mijë personave në 24 shtete në SHBA.
Por pavarësisht që amerikanët janë ankuar që nuk kanë çfarë të ndjekin në televizor, prapë është rritur numri i personave që shikojnë televizion.
Secili shikues, shpenzon 1 orë e gjysmë më shumë kohë duke shikuar televizor se sa ndiqnin në vitin 2012.
Ajo çfarë është vënë re më shumë është që amerikanët çdo ditë e më shumë po ndjekin ato që shfaqen në Netflix.