A e dini se nëse për pesë muaj ecni rregullisht, ju mund t’i humbni rreth 10 kilogramë? Pra, për këtë nuk duhet të shkoni as në palestër, e as të ndiqni ndonjë dietë strikte.
Si të ecni për të humbur peshë?
Numri i kalorive që i digjni duke ecur varet nga dy faktorë. Faktori i parë është pesha e trupit dhe faktori i dytë është ritmi i ecjes, transmeton Telegrafi.
Për vetëm një orë, ju mund të digjni deri në 400 kalori nëse ecni me një shpejtësi mesatare prej 6 kilometrave në orë. Nuk keni nevojë të ecni vetëm 6 kilometra në një ditë. P.sh., mund të ecni edhe 4 kilometra tjerë ekstra dhe t’i digjni 300 kalori tjera gjatë asaj dite.
Sa shumë hapa duhet t’i bëni për të humbur peshë?
Zakonisht nevojiten 2000 hapa brenda një milje për të djegur kalori. Pra, kësisoj mund të digjni 100 kalori në vetëm 1 milje.
Për të ecur sa më shumë, është e rëndësishme që në vend se ta shfrytëzoni veturën apo autobusin si mjet të transportit, të ecni apo të çikloni për në punë.
Por, nëse assesi nuk mund t’i qëndroni larg veturës, atëherë të paktën parkojeni atë sa më larg nga vendi i punës dhe ecni gjatë asaj distance.
Gjithashtu shmangni taksitë dhe ashensorët.