Sa shumë majmunë dhe sa pak luana ka në ditët e sotme!

SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!

Të dy bashkëshortët së bashku shkuan në kopshtin zoologjik, dhe në të, e panë një majmun i cili po lozte me gruan e vet!

Gruaja burrit i tha: Sa pamje e mrekullueshme dashurie mes tyre!!

Kur shkuan së bashku te kafazi i luanit, e panë se luani rrinte i heshtur, kurse gruaja e tij ishte pak më larg se ai.

Gruaja burrit i tha: Sa pamje e shëmtuar dashurie mes tyre!!

Burri ia kthehu: Merre këtë gotë të zbrazët, dhe hidhe në drejtim të gruas së tij, dhe shikoje se çfarë do të bën!

Kur e hodhi gotën e zbrazët, luani u ngrit menjëherë, dhe filloi të bërtet me zë që ta mbron gruan e vet!

Kurse kur e hodhi gotën e zbrazët te kafazi i majmunit, majmuni iku me vrap që të mos goditet dhe e la gruan e vet të vetme!

Burri gruas i tha: Mos u mashtro me atë që e paraqesin njerëzit para teje! Ka nga ata që i mashtrojnë njerëzit me ndjenjat e tyre të rrejshme dhe, ka nga ata, që me ndjenjat e tyre të sinqerta dashurie, mbrohen dhe ruhen në thellësi të zemrave!

Sa shumë majmunë dhe sa pak luana ka në ditët e sotme!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Artikulli paraprakBota e biznesit: Turqia do të dalë më e fortë nga ky proces
Artikulli vijuesKalifi i muslimanëve në Kosovë (viti 1911) (FOTO)