Sa të dëshpëruar: Refugjatët në Maqedoni qepin gojën

Që prej katër ditësh, Maqedonia po tenton që të ndalojë fluksin e emigrantëve që vijnë nga Greqia.

Refugjatët, që vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, por edhe nga Pakistani, Irani, Sudani, Kongo, Maroku apo Bangladeshi, pengohen që të shkojnë drejt Perëndimit.

Të paktën pesë prej tyre kanë vendosur të qepin buzët në shenjë proteste.

Ndërkohë që bëjnë këtë protestë të dhimbshme, atyre u rrjedhin lotët në faqe.

Disa prej refugjatëve kanë hyrë në grevë urie, ndërkohë që të tjerë protestojnë të zhveshur, me mbishkrime: “Na qëlloni ose na shpëtoni”.22 44 55 3

Artikulli paraprakFlamuri shqiptar te prestigjozja The Economist, arsyet mister?!
Artikulli vijuesSi e dëmtojnë shëndetin emocionet negative