Sadiq Khan në Paris: askush nuk mund t’u thojë grave se çfarë duhet apo s’duhet të veshin

Sadiq Khan, kryebashkiaku i Londrës dënoi ndalimin e burkinit, në një vizitë që zhvilloi në Paris për të diskutuar integrimin me homologun e tij francez. Kryebashkiaku i Londrës këmbënguli se askush nuk kishte të drejtën t’u thojë grave se çfarë duhet të veshin, e ky koment vjen pas policia franceze detyroi një grua të heqë burkinin e saj në një plazh të Nisës.

Ky rast ka nxitur debatin në lidhje me ndalimin e kostumit musliman të banjës, që është zbatuar në disa qytete në Francë pas valës së sulmeve terroriste që përfshinë vendin.

Khan tha për gazetën “London Evening Standard”: “Jam shumë i vendosur për këtë, nuk mendoj se dikush mund t’u thojë grave se çfarë mundem dhe çfarë nuk munden të veshin. Pikë dhe pikë, kaq e thjeshtë”.

“Nuk mendoj se është e drejtë. Nuk po them se ne jemi perfekt, por një nga gëzimet e Londrës është se ne jo vetëm thjesht tolerojmë diferencat, por ne i respektojmë, i përqafojmë ato dhe i promovojmë ato”.

Urdhër-ndalimi kontrovers po ndesh me rezistencë dhe tashmë do të shkojë për një vendim në lidhje me ligjshmërinë e tij edhe në gjykatën më të lartë administrative të Francës.

Kryebashkiaku Khan shtoi se duhet të sigurohemi që në mënyrë të pandërgjegjshme të japim përshtypjen e arrogancës, pasi gjërat nuk janë perfekte në Londër. “Nëse duam të integrohemi më mirë, nuk mund të qëndrojmë pa lëvizur”.

Duke folur në Paris, ai u zotua se lidhjet mes Parisit dhe Londrës do të bëhen më të ngushta pavarësisht votës Brexit. Ai tha se komuniteti francez në Londër do të jetë gjithnjë i mirëpritur pas shqetësimeve për statusin e qytetarëve europianë në Britani pas rezultatit të referendumit që vendosi largimin e vendit nga BE-ja. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakPse Franca e konsideron “burkinin” kërcenim për sigurinë?
Artikulli vijuesBallistat duke falë namaz në stadium (FOTO)