Safete Hadergjonaj: Në lista ka nga ata që ikën kur dëgjuan krismat

Deputetja nga radhët e PDK-së, Safete Hadergjonaj thotë se në listat e veteranëve ka dezertorë dhe fton drejtësinë të veprojë ndaj të gjithë atyre që padrejtësisht lanë jashtë listave luftëtarët e lirisë.

Në rrjetin social Facebook ka shkruar se në lista ka edhe nga ata që me të dëgjuar krismat e para ikën.

“Ta gëzoni e ta mbani me nder ju luftëtarët e UÇK statusin e veteranit të luftës. Ti vret ndërgjegjja dezertoret e luftës që fituan statusin e veteranit, e drejtësia të veproj ndaj të gjithë atyre që padrejtësisht lanë jashtë listave luftëtarët e lirisë, e favorizuan ata që me të dëgjuar krismat e para ikën”, ka shkruar ajo.kohaislame
Artikulli paraprakKurti: Shqiptarët e Maqedonisë paguan çmimin më të lartë për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës
Artikulli vijuesNë Klinë 50% e shtëpive të ndërtuara për serbët janë shitur