Rrëfim që të trondit, sakrifica e babait për të bijën

Ky është një rrëfim që të trondit! Bëhet fjalë për Ali Halitin nga Skënderaji. Ai po fle nëpër trenat e Londrës në mënyrë që krijojë mundësi ekonomike për shkak se vajzës së tij i nevojitet trajtim jashtë vendit për shkak të sëmundjes që vuan ajo, ndërsa shteti i Kosovës nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë!

Aliu nga Pokleku i Skënderajt ka shkuar në Londër gati qe tre muaj. Ai kërkon punë dhe poashtu kërkon ndihmë për vajzën e tij që vuan nga epilepsia. Sipas bashkatdhetarëve që e kanë takuar atë në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës. Sipas rrëfimeve që vijnë nga Londra, Haliti ka kërkuar nga Ambasada e Kosovës që të kthehet nga Anglia në Kosovë. Mirëpo, përgjigja ka qenë se ai “mund të kthehet kamionëve” ashtu siç ka shkuar në Londër.

Artikulli paraprakMund ta shihni Xhaminë Al Aksa në Street view?
Artikulli vijuesTifozi më i veçantë i futbollit kosovar