Gjermanët, 220 punëtorë në një “call centro”

0
193
Një qendër e thirrjeve (call centre) e kompanisë Deutsche Post DHL grup, do të hapet në Prishtinë në të cilin do të punësohen më shumë se 220 punëtorë. Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili bashkë me drejtorin e “IQ to Link”, Jens Reichenbach, zyrtarizoi marrëveshjen.Sipas prefektit komunal, në këtë qendër do të punësohen rreth 220 vendeve të reja të punës në Komunën e Prishtinës, duke filluar nga muaji shtator.Ahmti tha se pas disa muajsh negociatash me kompaninë, është arritur marrëveshje që përmes Ndërmarrjes Publike Banesore t’i ofrohen të gjitha kushtet që kjo kompani t’i hap këto vende të punës në Prishtinë, e jo në ndonjë vend tjetër të regjionit.“E para që dua të them është që nga viti i kaluar ne e kemi shpallur si synim tonin strategjik që Prishtina të bëhet qendër regjionale e shërbimeve “out-source” (Buisness Process Outsourcing) që ka të bëjë me faktin që një numër i madh i vendeve të punës në Evropën juglindore, është marrë nga shtetet si Bullgaria e Rumania”, tha Ahmeti.Së shpejti në Prishtinë, sipas tij, do të krijohen edhe qendrën e shërbimeve të tilla, me ç’rast Komuna e Prishtinës, siç tha Ahmeti, do të ofronte hapësirë me çmim shumë më të favorshëm për këto kompani, do të ofronte infrastrukturën si dhe do të mundësonte kurse intensive të gjuhëve dhe kurse të tjera që do ta lehtësonin punësimin e njerëzve të rinj që njohin gjuhë të huaja.I pari i Komunës së Prishtinës tha se para se të hapet kjo qendër, tashmë kanë arritur edhe kërkesat e para, njëra prej të cilave është kjo e “IQ to Link”, e cila në fillim do të hap qendrën e vet për hapjen e rreth 220 vendeve të reja të punës, ndërsa e më pas planifikohen edhe shërbime të tjera dhe pritet që brenda dy viteve kjo kompani do të jetë në gjendje të ofrojë edhe disa qindra vende të reja të punës për njerëz të rinj.Drejtori i kësaj kompanie, Jens Reichenbach tha se ka vendosur që të vjen më Prishtinës për arsye se ka parë mundësi shumë të mira të veprimit.
 
“Ka një kërkesë të madhe lidhur me çështjet të cilat ne i bëjmë. Si parametër kryesorë është që në këtë regjion ka shumë talentë të cilët njohin shumë mirë gjuhë të ndryshme të botës. Ne fillimisht e kemi në plan t’i punësojmë 200 bashkëpunëtorë, të cilët njohin shumë gjuhë të botës dhe që do të kenë thirrje serioze, të njëjta të cilat bëhen edhe në Gjermani apo shtete të tjera evropiane”, tha ai.Qëllimi kryesor, sipas tij, është që“IQ to Link”, të jetë një punëdhënës i mirë dhe i suksesshëm për punëtorët që do të punësohen dhe të tentojë që të jetë shembull se si një ndërmarrje suksesi.Ndërsa, drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu tha se si ndërmarrje e përkrahin këtë iniciativë të kryetarit Ahmeti dhe në vazhdimësi do të përkrahin projekte të ngjashme që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit përmes hapjes së vendeve të reja të punës. Ndryshe, pagat në këtë kompani do të jenë mbi 500 euro.