Kjo është një nga sallatat e preferuara. Eshtë simboli i verës. Eshtë e shijshme për gojën dhe për syrin. Dhe shumë e theshtë për t’u gatuar.
Sasia e specave varet nga numri i personave dhe qëllimi. Nëse është sallatë shoqëruese duhen më pak speca sesa kur sallata përdoret për të shuar urinë si e vetme.
Specat pastrohen nga farat, ndahen përgjysëm dhe shtrohen mbi letër furre mbi një zgarë furrë. Futen në furrë të paranxehur në 220°C dhe lihen deri sa cipa të marri një ngjyrë kafe të erret deri në të zezë.
Ju hiqet lëkura.
Priten në rripa apo copa të vogla dhe shtohet vaj ulliri, kripe, piper i zi, uthull. Përzihen mirë dhe lihet në qetësi për afër një orë, në mënyrë që të marinohet mirë.
Ju bëftë mirë!