Ushqimi i pasur me vaj ullirit mbron eshtrat

Ushqimi mesdhetar i pasur me vaj ulliri mund të ndihmojë në mbrojtjen e eshtrave tuaja më vonë gjatë jetës, pohojnë hulumtuesit.

E mjaftueshme është që vetëm dy vjet të ushqeheni si spanjollët ose italianët, të cilët në ushqimin e tyre përdorin vaj ulliri më me qejf se ndonjë yndyrë më pak të shëndetshme, transmeton Koha.net. Në këtë mënyrë mund të ruani eshtrat tuaja kur të plakeni, pohon hulumtimi i ri.

Ushqimi mesdhetar konsiderohet shprehi klasike ushqyese e popullatës së vendeve të Evropës Jugore, edhe pse gjithnjë e më pak banorë të atyre vendeve e mbajnë sot këtë mënyrë të jetesës.

Konsiderohet që ushqimi mesdhetar përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon mbrojtjen nga kanceri, ndërsa ai përfshin ushqimin si pemët, perimet, peshkun, arrat, drithërat dhe yndyrat e shëndetshme, siç janë ato në vajin e ullirit, me gjithë yndyrat e pashëndetshme që janë në mishin e kuq dhe në produktet qumështore.

Në hulumtimin e ri pohohet që vaji i ullirit nxit krijimin e materieve që janë të lidhura me shëndetin e palcës së eshtrave.

Hulumtimet e mëhershme po ashtu kanë treguar që njerëzit në vendet mesdhetare më rrallë janë të sëmurë nga osteoporoza, në krahasim me venet veriore, çka duhet të jetë pasojë e ushqimit.

Artikulli paraprak17 vjet nga masakra e Izbicës
Artikulli vijuesJaponezët protestë kundër racizmit, “Refugjatë, mirësevini!”