Sami Jusuf: Të përfundojnë luftërat në botën Islame

Muzikanti i njohur britanik me origjinë nga azerbajxhani Sami Jusuf bën thirrje se duhet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur luftërat në botën muslimane.
Muzikanti i njohur britanik me origjinë nga azerbajxhani, Sami Jusuf duke theksuar se duhet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur luftërat veçanërisht në botën myslimane, ai ka tërhequr vëmendjen se vdekjet e fëmijëve në këto konflikte rrisin dhimbjen akoma edhe më shumë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sami Jusuf i cili ndodhet në Turqi për të dhënë koncert me rastin e aktiviteteve të festimeve të javës së lindjes së Profetit Muhammed në një intervistë për AA-në ai tha se fëmijët janë viktimat më të pafajshëm në luftën civile të Sirisë e cila ka nisur që në vitin 2011 dhe vazhdon deri në ditët e sotme dhe e cila ka shkaktuar vdekjen e mbi 300 mijë personave.
 
Muzikanti i njohur tha gjithashtu se: “Gjëja më e vështirë për t’i bërë ballë është vdekja e fëmijëve. Kemi një vuajtje të madhe për të gjithë ata që vdesin, por kur bëhet fjalë për fëmijët kjo është një mijë herë akoma edhe më e dhimbshme”.
 
Sami Jusuf i cili në vitin 2006 u cilësua si “ylli më i madh i rokut në botën islame” nga revista amerikane TIME, ai tha se është krenar që është ambasadori globale në Programi Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe që merr pjesë me sa mundet në punimet për ndihmat humanitare.
 
Jusuf i cili shprehet se për herë të fundit në 2014 ai ka vizituar kampin e refugjatëve sirianë Zaatari të ngritur në Jordani dhe i cili strehon më shumë se 83 mijë sirianë ai thekson se: “Lufta nuk bën dallime. Lufta nuk ka rëndësi se si vjen dhe nga vjen. Lufta është e pamëshirshme”.
 
Ai i cili e konsideron”shumë të vështirë për tu përballuar” situatën e sirianëve në Kampin Zaatari thekson se: “Kur ndodheni atje duhet të jeni gjithmonë të qeshur dhe duhet të shpërndeht shpresë, por e ndieni brenda vetes tuaj që kjo është shumë e vështirë”.
 
Muzikanti britanik tha më tej se: “Refugjatët përpiqen për jetën e tyre dhe nuk dorëzohen, nuk janë të irrituar, por ndjehen të zhgënjyer. Veçoritë kryesore të sirianëve atje janë se ata janë rezistentë, të fortë, krenarë dhe me dinjitet”.
 
Sami Jusuf gjithashtu ka bërë thirrje për ndalimin e konflikteve të deritanishme në Irak, Siri dhe Jemen. Jusuf i cili ka theksuar më tej se “nuk e ka pëlqyer asnjëherë” politikën, ai ka pohuar se të gjithë këto trazira janë pasoja të problemeve politike dhe se politikanët “më të lartë” duhet ta zgjidhin këtë situatë.
 
Ai ka vlerësuar më tej se “dhuna duhet të ndalohet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe gjithashtu të dërgohen sa më parë ndihmat ushqimore dhe shëndetësore ndaj njerëzve. Pasi të ndalohet dhuna dhe pasi të dërgohen ndihmat, politikanët duhet të ulen e të zgjidhin këto çështje, jo me tanke. Kemi mësuar nga historia se paqja nuk fitohet nga fushat e betejës. Kjo asnjëherë nuk ka funksionuar”.
 
– “Kam marrë frymëzim nga tradicionalizmi”
 
Sami Jusuf i cili ka lindur në qytetin Tebriz të Iranit dhe i cili është me origjinë turk i azerbajxhanit, ai që në moshën 3 vjeçare ka jetuar në Londër dhe është arsimuar atje. Ai i bien veglave muzikore si piano, violinë, gajde, dajre  dhe shprehet se veten e tij e cilëson si një “njeri me zemër tradicionale”.
 
Jusuf shprehet se: “Kam marrë frymëzim nga tradicionalizmi. Edhe gjatë jetës në Londër kam patur interes për gjërat tradicionale” ai shpjegoi se edhe fëmijëria e tij në krahasim me të fëmijëve të tjerë mund të cilësohet si “e çuditshme”.
 
Ai shprehet se i është “mirënjohës” familjes së tij që nuk e kanë rritur si “modern”. “Nuk jam munduar ti ngjaja fëmijëve të tjerë të cilët vishnin veshje të gjëra për tu mburrur. I ngjaja një njeriu i cili sikur ka dalë nga shekulli i 17-të”.
 
Jusuf i cili përdor shprehjen se “Në traditë qëndron shenjtëria” ai shpreh më tej se “Nëse dëgjoni muzikën Mevlevi në Turqi do ta ndieni se në thelbin e saj qëndron muzika turke. Këtu gjendet një shenjtërim. Kjo nuk është një muzikë pop vetëm për tu dëgjuar, nuk është një muzikë e kësaj bote. Duhet hyrë brenda asaj muzike me shpirtë”.
 
Muzikanti britanik tha se në të njëjtën kohë pëlqen shumë muzikën Klasike të Perëndimit dhe Muzikën Artistike Turke, dhe thekoi më tej se “Pa dyshim se këto janë zëra të plotë dhe të thellë”.
 
Ylli muzikant i cili tërheq vëmendjen se në ditët e sotme po përpiqen të ndërrojnë thelbin e muzikës tradicionale ai pretendon se modernizimi po e rrezikon tradicionalitetin.
 
Sami Jusuf gjithashtu u shpreh se viti 2014 ka qenë një vit intensiv dhe gjithashtu edhe viti 2015 do të vazhdojë me një intensitet të tillë me një sërë koncertesh.
 
Jusuf u shpreh se albumi “Songs of the Way” i cili doli në janar të 2015 i kushtohet Sayid Hüseyin Nasr, Profesor i Shkencave Islame në Universitetin George Washington.
 
Sami Yusuf, do të vazhdojë koncertet e tij në Kcaeli në kuadër të festimeve të javës së lindjes së Profetit Muhammed.
Artikulli paraprakIzraeli përkujton sot Holokaustin
Artikulli vijues50% e nxënësve në Maqedoni janë shqiptarë