Ministri i FSK-së, synon ta bindë Listën Srpska për ta votuar Ushtrinë

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, thotë se shumë shpejt do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, që të gjendet formula që kjo parti politike ta pranojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ani pse nuk deshi që të japë ndonjë datë kur Kosova do ta ketë Ushtrinë, ai i komentoi deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj se një gjë e tillë do të ndodhë deri në marsin e vitit të ardhshëm, raporton televizioni publik.

Berisha foli për buxhetin, duke thënë se Forcat e Armatosura pritet që të kenë rritje vjetore prej pesë milionë eurove.

Se Kosova do ketë Ushtrinë e saj në mars e kishte thënë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ndërsa, skeptikë janë njohës të sigurisë në vend. Sipas tyre problematika, me Listën Serbe nuk mund të tejkalohet lehtë.

Artikulli paraprakLëvizjet e para në Prokurori; Rreshka kryeprokuror i Tiranës (Video)
Artikulli vijuesSamsung dhe LG, asnjëherë nuk e kemi zvogëluar performancën e telefonëve