Samsung Galaxy Note 2 në shitje prej shtatori?

Para disa ditësh ka filluar të flitet për versionin e ri të tabletit Samsung Galaxy Note 2, i cili është konfirmuar nga një profil i Samsung-ut në Twitter, ndërsa tani mediat kanë dhënë më shumë detaje për këtë pajisje mobile nga lideri i telefonave mobil në botë – Samsung Mobile.

Sipas GSM Arena, thuhet se Samsung Galaxy Note 2 do të vijë në treg me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5.5 inç, teknologji të ekranit Super AMOLED, si dhe dizajn më të hollë sesa versioni aktual.

Gjithashtu, për Samsung Galaxy Note 2 thuhet se do të përmbajë edhe kamerën e pasme me 8MP, 1.5GB RAM, dhe procesorin e ri Exynos 5250, ndërsa shitja e fabletit do të ndodhë në shtator të këtij viti. / Telegrafi / kohaislame / 

Artikulli paraprakGoogle Docs tani edhe offline
Artikulli vijuesPse Windows e hoqi butonin Start