Samsung Galaxy S7 në përgatitje, sjell procesor të ri!?

Samsung është duke e përgatitur modelin e ri të Galaxy S7, por pyetja është se cilin procesor do ta përdorë kompania jugkoreane në telefonin e saj të ri?
Edhe pse dihet se nuk ka shumë kohë që në treg janë paraqitur modelet e telefonave sikurse Galaxy S6 dhe Galaxy S6 EDGE, kjo është mënyra se si punojnë prodhuesit e mëdhenj.
 
Dhe kjo kur dihet se sa kohë merr planifikimi dhe krijimi i një modeli të tillë të telefonit. Tani thuhet se Samsung e ka përgatitur idenë dhe konceptin e Galaxy S7 edhe para se ta lansojë modelin e saj aktual Galaxy S6.
 
Lajmi i fundit që është dëgjuar për Galaxy S7 ishte se Samsung është duke e zhvilluar një CPU të veten të cilin do ta përdorte në modelin më të ri të telefonit të saj.
 
Mirëpo një raport edhe më interesant sesa ky më lart, i publikuar nga Digitimes thotë se Samsung po mendon që ta lansojë Galaxy S7 në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe të mos presë deri në vitin tjetër për të rivalizuar me kompanitë e tjera mobile në treg.
 
Më pas një zëdhënës i Samsung ka thënë se ata do t’i përmbahen planeve të kompanisë për lansimin e modelit kryesor në periudha standarde, që i bie se mund të ndodhë rreth kohës kur mbahet Kongresi Botëror Mobil në Barcelonë. (Telegrafi)
Artikulli paraprakNexhmendin Spahiu: O zagar, Fahri Xharra
Artikulli vijuesTeksti në librat serbe se shqiptarët janë autokton në Ballkan, hallakatë Serbinë