Samsung ka lancuar një smartphone, i cili lejon përdoruesit të kontrollojnë ekranin e tij 12,5 cm, duke përdorur vetëm sytë e tyre. Galaxy S4 vjen vetëm 1 vit pas S3, një produkt i cili u shit në më shumë se 40 milionë njësi në mbarë botën. Në një shfaqje me temë të Broduejit të ekzagjeruar në New York, kompania demostroi gjithashtu edhe aftësinë e telefonit celular për të bërë 2 foto të ndryshme në të njëjtën kohë. Analistët parashikojnë se Samsung do të jetë sfiduesi më i madh i dominancës së Apple në lidhje me produktet e telefonisë së lëvizshme. Galaxy S4 do të nxirret në shitje në të gjithë botën nga fundi i prillit. Pas lancimit të tij, aksionet e Samsung ranë me 1,7% në Seul, gjatë së premtes, për shkak të shqetësimeve se tregu për risi të reja për këto tipe telefonash është rrafshuar. Kreu i komunikimeve telefonike të kompanisë, JK Shin tha se 327 operatorë celularë në 155 vende do të marrin këtë celular. Në Britani, janë Vodafone, Three, Orange, T-Mobile dhe EE kanë bërë publike planet për të ofruar këto pajisje në rrjetet e tyre. Përmes një serie pamjesh kryesore, firma koreano-jugore demostroi opsioni kryesor të telefonit, i cili ishte aftësia për t’u kontrolluar pa e prekur, por vetëm me shikim. Duke përdoru “Smart pause”, përdoruesi mund të ndalojë një video, vetëm duke hequr shikimin nga ekrani. Ndërsa softi “Smart Scroll” analizon sytë e përdoruesit dhe njëkohësisht lëvizjen e kycit të dorës, në hulumtimin e email-eve apo përmbajtjeve të tjera./Titulli/kohaislame
You Might also Like
Facebook-u aplikacion edhe për Android
Facebook ka vënë në funksion aplikacionin origjinal për sistemin operativ Android, në të cilin thuhet…
By
1 Min Read
Përplasen për Aeroportin e Bazelit: Franca bllokon rrjetin mobil zviceran
Negociatat po zhvillohen ngadalë për mosmarrëveshjet me Aeroportin e Bazelit. Tani Franca kërcënon Zvicrën për…
By
2 Min Read
“Për tre dekada në botë do të dominojnë robotët”
"Kjo do të jetë lindja e super-inteligjencës, por kjo do të ndodhë me të vërtetë.…
By
2 Min Read
iPad Air është 80 për qind më i shpejtë se iPad 4
Apple prezantoi tabletin e saj të ri iPad Air javën e kaluar, i cili është…
By
2 Min Read
Dell paraqet tre kompjuterë të rinj “Të gjitha në një”.
Dell ka shfaqur një set të ri kompjuterësh “Të gjitha në një” (All-in-one), duke përfshirë…
By
3 Min Read
Kore e Jugut, vidhen të dhënat e 20 milionë kartave të kreditit
Të dhënat personale të të paktën 20 milionë përdoruesve të kartave bankare ose të kreditit…
By
2 Min Read
