Si të bësh back up të gjitha të dhënat në Google në më pak se 1 minutë

Muajin e kaluar disa përdorues të Google patën probleme me shërbimet online të kompanisë, si për shembull zhdukja e skedarëve të tyre.

Ndodh shpesh që nëse përdorim shërbimet online, të mos bëjmë një back up të të dhënave tona në to. Por si mund ta bëjmë këtë proces në më pak se 60 sekonda?

Mesa duket Google ka zhvilluar një mjet tepër të dobishëm të quajtur Google Takeout.

Mjafton të kërkoni në Google me këto fjale dhe klikoni tek linku. Ai do t’iu çojë në një faqe ku mund të zgjidhni të arkivoni ‘të gjitha të dhënat tuaja’ apo vetëm shërbimet.

Google ju lejon të përcaktoni gjithashtu edhe formatin se si doni t’i ruani informacionet.

Për shembull, mund të zgjidhni Microsoft Word për dokumente, JPEG për foto dhe Microsoft Powerpoint për prezantime. Pasi të keni konfiguruar backup-in tuaj, Google i zipon të dhënat në një arkivë që mund ta shkarkoni në kompjuterin tuaj.

Vetëm kaq mjafton.

Disa njerëz e kryejnë këtë procedurë njëherë në disa muaj, megjithatë nëse e përdorni Google pjesërisht edhe në aspektin profesional, mirë është që t’u bëni më shpesh back up të dhënave tuaja./pcworld/kohaislame

Artikulli paraprakMaqedonia ka shumë probleme
Artikulli vijuesAKR mund të dalë nga Qeveria